Rreth Sarako Travel

Sarako Holidays

passport

Më Të Kualifikuarit Për T’ju Shërbyer

Që me krijimin e saj, Sarako Travel ka si qëllim kryesor të jetë një Agjensi Udhëtimi e specializuar në Biletari dhe Turizëm të gjithanshëm. Ne organizojmë edhe paketa turistike specifike për individë dhe grupe, duke ia përshtatur ato kërkesave tuaja. Ne kemi punonjës të kualifikuar dhe të specializuar me një eksperiencë 15 vjeçare në fushën e turizmit. Punonjësit tanë janë të pajisur me diplomë IATA (International Air Transport Association). Ne i ofrojmë më të mirën klientëve tanë sepse ne bashkëpunojmë me të gjitha kompanitë Ajrore si dhe me Operatorët Turistikë në Shqipëri.

cilesi

Cilësi e Lartë

Shërbimi i dedikuar dhe me një nivel të lartë profesional janë të vetmet mjete që ne përdorim për të fituar besimin e klientëve dhe partnerëve tanë. Turizmi në këtë kohë është një nga argëtimet më të bukura dhe më mbresëlënëse sepse ju bëheni pjesë e njohjes së historisë dhe traditave kulturore të çdo vendi që vizitoni. Na kontaktoni sa më parë dhe Sarako Travel me shërbimet e shumta që ofron do të bëjë që të mbeteni të kënaqur dhe me kujtime të paharrueshme nga udhëtimet që do të  ndërmerrni.

departures

Misioni Ynë

Sarako Travel me stafin e saj profesional është në shërbimin Tuaj në çdo moment me ofertat e saj më të mira. Misioni ynë është që individi apo grupet të ndjehen komode dhe të kënaqen me udhëtimet që do të ndërmarrin. Në paketat tona standarde përfshihet udhëtimi me avion vajtje-ardhje, akomodimi në hotel me mëngjes për të gjitha ditët e qëndrimit si dhe transfertat dhe guidat. Njëkohësisht ne mund të rezervojmë për ju hotele në të gjithë botën ose të krijojmë paketa turistike individuale apo në  grup sipas kërkesës, duke filluar nga ato më  baziket deri tek ato me shumë opsione. Ne ju mirëpresim dhe Ju bëni zgjedhjen e duhur për pushime të paharrueshme.

Sarako Travel ofron shërbim cilësor dhe asistencë për:

  • Biletari (Individuale dhe Çmime Grupi);
  • Paketa Turistike individuale ose për Grupe;
  • Pushime në Plazhe dhe Resorte;
  • Pushime Dimërore;
  • Guida Profesionale;
  • Rezervime Hoteli në shumë vende të botës;
  • Transferta në shumë Aeroporte të botës;
  • Sigurimi i Shëndetit në udhëtim;
  • Makina me Qera.

Sarako Travel është në shërbimin Tuaj në çdo moment me ofertat e saj më të mira. Garantojmë çmimet më të ulëta në destinacione në mbarë botën.

Sarako Services

Sarako Travel
Rr. Dibrës, Nr. 26 (Pallati i Kadaresë), Tiranë
Tel: +355 4 222 08 79
Cel: +355 68 333 24 07
Na thërrisni në Skype: Skype
Na ndiqni në: Twitter
Na gjeni në: Facebook

POSTIMET TWITTER:


Na ndiqni